image Besa Gaxherri tallet me Vetëvendosjen në Podujevë

Kosovë

Deklaratë/ Besa Gaxherri tallet me Vetëvendosjen në Podujevë

news image

Deputetja nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri, ka thënë se LDK do të fitojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë dhe është shprehur e kënaqur që LDK i ka dhënë së paku një kandidat Vetëvendosjes pasi që sipas saj ndryshe VV nuk do të kishin kandidat për Podujevë.

“Shyqyr që Bulliqi ka shku prej LDK-së, shyqyr që ja kemi dhënë ne një sepse Vetëvendosje nuk ka pasur asnjë kandidat për Podujevën”, është shprehur Gaxherri në DPT.

Gaxherri ka qeshur me të madhe kur është pyetur nga gazetari se “A do të humb LDK zgjedhjet në Podujevë”. Ajo ka theksuar se LDK nuk do ta humb Podujevën, pasi që Agim Veliu ka punuar për qytetin e tij dhe qytetarët./ Gazeta Sinjali/