Këngëtarja e njohur shqiptare Besa Kokëdhima, e ka përkrahur publikisht këngëtaren gjithashtu të njohur shqiptare Elvana Gjatën, në “Festivalin e Këngës”, në RTSH.
Elvana këtë vit do të konkurrojë në festival me këngën “Me tana”, transmeton Gazeta Sinjali.
Këngëtarja e ka publikuar ditën e sotme këngën e Elvanës në rrjetin social Instagram, si dhe ka treguar publikisht se në festival mbështet vetëm atë.
“Kanarina e shpirtit Elvana Gjata. Sa shqiptare, sa moderne, sa e dashur, rrëmbyese kjo këngë”, ka shkruar Besa.
Pavarësisht se këngët e festivalit priteshin të prezantoheshin pasditen e sotme, ato janë publikuar në platformat muzikore dhe të gjithë kanë mundur t’i dëgjojnë.
Elvana Gjata është një ndër pretendentet për të fituar festivalin dhe gjithë fansat e saj deri më tani e kanë pritur mjaft mirë këngën.
Kujtojmë se Elvana dhe Besa prej vitesh gëzojnë një raport shumë të mirë miqësor dhe në çdo rast ato kanë mbështetur njëra-tjetrën.
‘Festivali i Këngës’ do të mbahet në datat 19, 20 dhe 22 dhjetor në ‘Pallatin e Kongreseve’ /Gazeta Sinjali/