image Bes Kallaku publikon këngën e re "Ça m'ke bo"

Bota e Yjeve

Showbiz/ Bes Kallaku publikon këngën e re “Ça m’ke bo”

news image

Aktori njëherësh këngëtari i njohur shqiptar Bes Kallaku, ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Ça m’ke bo” dhe është në bashkëpunim me Imbro Manaj, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë bashkëpunim artistët kanë zgjedhur ta publikojnë të shoqëruar me videoklip, të cilin e kanë publikuar në platformën YouTube.

Tekstin e ka shkruar Bes Kallaku në bashkëpunim me Edlir Begollin, i cili është përkujdesur edhe për muzikën.

Kënga qysh në orët e para të publikimit ka marrë komente të shumta pozitive nga publiku./Gazeta Sinjali/