image Bërtimat e vajzës dhe sirenat e ambulancës, pamjet e aksidentit të rëndë në Tiranë

Shqipëri/ Bërtimat e vajzës dhe sirenat e ambulancës, pamjet e aksidentit të rëndë në Tiranë

news image

Publikohet pamjet pas aksidentit të rëndë që ndodhi një natë më parë te rrethrrotulllimi pranë Saukut në Tiranë, ku humbi jetën një 17-vjeçar. Një vajzë që ulëret, sirena ambulancash dhe policie, si dhe makina thuajse e shkatërruar.

Këto janë pamjet e frikshme, që i ngjajnë një skenë lufte. Policia ka arrestuar shoferin e makinës, i cili po bënte gara shpejtësie.

Një garë e tillë shpejtësie i mori jetën mbrëmjen e së dielës një adoleshenti. 17-vjeçari Kristian Vasili është viktima, ndërsa të plagosur kanë mbetur Alban Dervishaj dhe Rei Oka.  Benz-i me shpejtësi të lartë u përplas me një Porsche pranë rrethrrotullimit të TEG-ut.