Bertan Asllani ka disa vite që kur është shpërngulur në Stamboll, atje ka zhvilluar karrierën si aktor.
Pas dy serialeve të suksesshme në Turqi, Bertani shumë shpejt do të nis xhirimet e një tjetër projekti të madh.
Aktualisht janë në fazën e diskutimeve, kjo për faktin se pandemia i ka pezulluar të gjitha projektet.
Po ashtu ky vit shënoi rikthimin në muzikë të Bertanit e tashmë nuk do të ketë pauza.
Kënga e re e tij do të publikohet shumë shpejt. /Gazeta Sinjali/