image Bërnabiq konfirmon rikandidimin e Vuçiq për president

Rajon

Bërnabiq konfirmon rikandidimin e Vuçiq për president

news image

Pas përfundimit të seancës së Kryesisë së SNS-së, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka deklaruar se Aleksander Vuçiq është kandidat për president të Serbisë në kuadër të koalicionit SNS, JV dhe SVM.

Bërnabiq falënderoi partnerët e partisë SNS-së, ato të koalicionit për mbështetjen që ia dhanë në këtë rast.

“Ne si parti kemi biseduar në javët e kaluara dhe nuk kemi dyshuar se kush duhet të jetë kandidati ynë. Është zgjedhur kandidati më i mirë”, deklaroi ajo, raportojnë mediat serbe.

Madje ajo shtoi se qëllimi është fitorja e Vuçiq-it që në raundin e parë të zgjedhjeve.

“Qëllimi jonë është fitorja më bindëse në raundin e parë, pa nënvlerësuar asnjë nga kandidatët dhe opsionet e tjera politike”, shtoi ajo.

/GazetaSinjali/