Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka qenë kurrë më i vështirë se tani.
Ajo tutje ka theksuar se është e pamundur të bisedohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Bërnabiq shpjegoi se procesi i dialogut tani është i vështirë pasi sipas saj njerëzit nga Kosova të cilët janë duke negociuar nuk janë të interesuar për projekte rajonale, por vetëm dërgojnë mesazhe që Serbia duhet të gjunjëzohet dhe se është çështje ditësh kur Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Ata nuk dëshirojnë të flasin për ndonjë gjë tjetër. Është një situatë jashtëzakonisht shumë e vështirë, por ne duhet të qëndrojmë në dialog”, ka thënë Bërnabiq për Tv Prva.
Ajo po ashtu ka thënë se shumë gjëra dhe marrëveshje që janë arritur në samite që janë organizuar për Ballkanin Perëndimor nuk kanë filluar të realizohen si pasojë e pengesave nga politikanët e Kosovës./Gazeta Sinjali/