image Bërnabiq i uron fat Vuçiqit, e quan luftë vazhdimin e dialogut

Politikë

Bërnabiq i uron fat Vuçiqit, e quan luftë vazhdimin e dialogut

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, i ka uruar fat presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për takimin që do ta mbajë sot në Bruksel, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, përcjell Gazeta Sinjali.

Bërbabiq e ka konsideruar ‘luftë’ vazhdimin e dialogut me Kosovës dhe Serbisë.

Unë i uroj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjithë fat në luftën e sotme dhe jam në Bruksel me gjithë zemër dhe shpirt”, tha Bërnabiq para vazhdimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, shkruan Tanjug.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen për herë të parë në Bruksel dhe Bërnabiq thotë se sot është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme, por gjithashtu se kurrë nuk ka pasur më pak hapësirë ​​për negociata./Gazeta Sinjali/