image Berisha: Të hedhim në koshin e plehrave vendimin e Bashës

Shqipëri

Berisha: Të hedhim në koshin e plehrave vendimin e Bashës

news image

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, iu ka bërë thirrje anëtarëve të Partisë Demokratike që të qëndrojnë të bashkuar kundër vendimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha i bën thirrje anëtarëve të Partisë Demokratike që së bashku të hedhin në koshin e plehrave vendimin, që sipas tij është antistatutor.

Postimi i Berishës

Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te hedhur ne koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshterues dhe fund e krye per interes personal te pengut Lulzim Basha. Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise!

/Gazeta Sinjali/