Lyoni do të përballet me Reimsin në kuadër të xhiros së 16-të në Ligue 1, raporton Sinjali Sport.
Dueli i dy skuadrave që në radhët e tyre kanë futbollistë shqiptar, luhet nga ora 21:00.
Për mysafirët nga fillimi do të paraqitet reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha, kurse Arbër Zeneli vazhdon të mungojë.
Në anën tjetër Xherdan Shaqiri gjendet në bankën rezervë.
Lyoni ka 22 pikë në vendin e 10-të, përderisa Reims me 16 pikë është në pozitën e 14-të.