Ish kryetari i partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha në fjalën e tij në ditën e referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës ka dhënë dhe detaje në lidhje me protestën e thirrur me 20 dhjetor kundër ardhjes së presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
“Ditën e Hënë në orën 16:00 të gjithë demokratët në protestën e madhe në mbrojtje të interesit kombëtar dhe kundër vjedhjes së tmerrshme të 430 milionë eurove që kreu i Meduzës kërkon që ti fsheh. Po i mbledh në cilësinë e sovranit, kuvendi është autoriteti më i lartë i PD-së që urdhëroi dhe thirrjen e referendumit”, tha ai për media rrugës për në qendrën e votimit.
Tutje ai deklaroi se “Shqiptarët e dinë vetë rolin e tyre unë kisha paralajmëruar se Ballkani i Hapur nuk mund të kalojë kundër interesave jetike të shqiptarëve si aleancë anti-shqiptare”./GazetaSinjali/