image Lulzim Basha shkarkohet nga Kuvendi i Berishës

Shqipëri

Lulzim Basha shkarkohet nga Kuvendi i Berishës

news image

Delegatët e pranishëm në kuvendin kombëtar të Partisë Demokratike, votuan këtë të shtunë për të shkarkuar kryetarin Lulzim Basha.

Kanë votuar 4 mijë e 491 delegatë, prej të cilëve pro shkarkimit 4 mijë e 446, kundër 36 dhe 9 delegatë e kanë nxjerrë të pavlefshme, raporton A2.

Megjithatë, fjala e fundit i mbetet referendumit të thirrur për datën 18 dhjetor, ku çdo anëtarë i partisë në të gjithë vendin do të votojë për të ratifikuar votimin e të shtunës./GazetaSinjali/