image Berisha: Rama vuan nga kompleksi i vdekjes, edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë

Shqipëri

Berisha: Rama vuan nga kompleksi i vdekjes, edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë

news image

Sali Berisha mori pjesë këtë të shtunë në Shkodër në 27 vjetorin e ngjarjes së 2 prillit, të cilin e cilësoi si “masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri”.

Ai u shpreh se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka kohën e limituar tashmë.

“Sot, sakrifica e martirëve të 2 prillit është apel më aktual se kurrë. Jam i bindur se të rinjtë shqiptarë do të ngrihen fuqishëm në lartësinë e idealeve të tyre, për t’u kthyer votën e lirë qytetarëve të këtij vendi. I respektoj deputetët e Shkodrës. Është koha të bashkojmë forcat, energjitë tona, përballë një regjimi që përbën një organizatë të vërtetë kriminale në plaçkitjen e këtij vendi”.

Berisha u pyet edhe për presidentin e ri, duke thënë se opozita nuk ka një emër, por nuk do të votojë propozimin e mazhorancës.

“Rama është dezekuilibruar plotësisht, ngado që lëviz i del ajo që është. Unë kam besim se me qytetarët e Shkodrës dhe Shqipërisë, ai i ka kohërat e numëruara. Veprimet konkrete do të fillojnë shpejt. Nuk votojmë në asnjë mënyrë kandidatët e Edi Ramës. Ne nuk kemi një emër si opozitës. Konsensusi me Edi Ramën është ‘të puthesh me Judën'”.

Rama vuan nga kompleksi i vdekjes edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë. Do ta mund siç e kam mundur dy herë të tjera”, tha Berisha nga Shkodra.

/GazetaSinjali/