Sali Berisha ka folur sot para mediave dhe qytetarëve, ku ka njoftuar se kjo protestë nuk do të jetë e fundit, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai tha se po e mbyllin këtë protestë sot, por që mbështetësit e tij do të njoftohen për ‘betejën’ e ardhshme.
Berisha tha se nuk do të ndalen deri në realizimin e plotë të qëllimit.