image Berisha për Mujën: Vonë është integruar me shqiptarë e ja ka nis me mendu shqip

Politikë

Berisha për Mujën: Vonë është integruar me shqiptarë e ja ka nis me mendu shqip

news image

Gjatë seancës së sotme, e cila po mbahet në Kuvend të Kosovës, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka shprehur një mori kritikash të ashpra, drejtuar Qeverisë Kurti dhe deputetit Armend Muja, për të cilin tha se vonë ka nisë të mendojë shqip.

Berisha deklaroi se atyre iu pengojnë veteranët dhe se nuk kanë kurrfarë kompetence, të tregojnë se kush nga ta është i vërtetë.

Berisha filloi me kritika ndaj Mujës, deputet i VV-së, për të cilin tha se vonë është integruar me shqiptarë.

Qe ku e ki këtë të meçmin Armend Mujën, vonë është integruar me shqiptarë e ka nisur të mendojë shqip“, tha Berisha.

Mes tjerash, Berisha shtoi se edhe nëse vetëm 20 veteranë kanë luftuar në total, ata janë më të zotë se “krejt Jugosllavia jote, që ta qesin votën“.

/GazetaSinjali/