image Pas denoncimit për kanosje, bëhet i gjallë Zafir Berisha: Në teorinë e sigurisë "sulmet" kibernetike dhe ato fizike kanë dallim

Politikë

Pas denoncimit për kanosje, bëhet i gjallë Zafir Berisha: Në teorinë e sigurisë “sulmet” kibernetike dhe ato fizike kanë dallim

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë ka publikuar lajmin ekskluziv se kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka kërkuar ndihmë nga Policia pasi ka denoncuar se është kërcënuar përmes telefonit nga Zafir Berisha.

Lidhur me këtë rast, ka reaguar Berisha, nëpërmjet një postimi në Facebook, duke thënë se sulmet kibernetike dhe ato fizike kanë dallim.

“Në teorinë e sigurisë ‘sulmet’ kibernetike dhe ato fizike kanë dallim”, duke e përcjellë me një fotografi ku shihet me telefon në dorë.

/GazetaSinjali/