image Berisha i përgjigjet Rama-Hajrizit: Ne rreshtohemi në normat kushtetuese, Qeveria mbështet sigurinë juridike

Drejtësi

Berisha i përgjigjet Rama-Hajrizit: Ne rreshtohemi në normat kushtetuese, Qeveria mbështet sigurinë juridike

news image

Arta Rama Hajrizi, kryetare e Kushtetueses, i ka drejtuar pyetje avokatit Besnik Berisha, si përfaqësues i Qeverisë.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Dëshiroj të di për qëndrimin tuaj, ju si Qeveri a konsideroni se integriteti kushtetues dhe siguria juridike cenohet, nëse një deputet i dënuar për vepër penale me burgim efektiv zgjedhet dhe vazhdon me ushtru funksionin e deputetit edhe në vuajtje të dënimit që të jetë pjesë në procedurat e vendimmarrjes në Kuvend?

Kështu u pëgjigj Berisha: “Qeveria mbështet sigurinë juridike. Ajo çfarë ne besojmë se askush nuk mund të parandalohet apo t’i hiqet e drejta pa një vendim të gjykatës. Pajtohemi që figurat që përqafësojnë qytetarët të jenë të ndershëm, të përfaqësojnë zërin qytetar. Ne rreshtohemi në normat kushtetuese, në zbatimin e Ligjit. Ne pranojmë që në rastin konkret, normat kushtetuese janë në favor të një deputeti që ka qenë i ligjshëm.”

Ndërkaq kjo ishte pyetja tjetër e Rama-Hajrizit: Sipas qeverisë cili organ publik duhet të marrë vendime në rast kur një deputet është dënu me burgim efektiv për vepër penale dhe sipas jush çfarë veprime konkrete duhet të ndërmerren nga ai institucion për të konstatuar përfundimin e mandatit të një deputeti të dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë, sepse nuk mund vetëm të thuhet se një deputet ka dënim të formës së prerë dhe përgjegjësia të mos mbetet askund në trajtimin e mandatit të tij?

 “Një deputet e humb mandatin në ditën e plotfuqishmërisë së vendimit. Nuk ka organ që duhet të veprojë për të ia marrë këtë mandat. Ka dallim kur mandatin ia merr gjykata me vendim dhe kur e zëvendëson Kuvendi“, ishte përgjigja e Berishës.

/GazetaSinjali/