image Berisha ndan fotot teksa shijon kafen me familjen pas votimit në zgjedhje

Shqipëri

Berisha ndan fotot teksa shijon kafen me familjen pas votimit në zgjedhje

news image

Ish-kryeministri i Shqipërisë. Sali Berisha ka votuar sot në shkollën “Kosova” në kryeqytet, së bashku me familjen e tij.

Pasi hodhën votën e tyre, ata e kanë shfrytëzuar këtë moment për të pirë kafe si familje, teksa Berisha ka pasur edhe një thirrje.

“Së pari, një thirrje nga zemra për të gjithë qytetarët shqiptarë, të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen vendore. Të gjithë ata të cilët u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve, që të rrinë në shtëpi, të mos harrojnë se ky është një nxitje, një apel i madh që ata të marrin pjesë sot në votime. Ai që ka frikë votën, ai ka frikë lirinë dhe është armik i saj. Së dyti, ftoj të gjithë zgjedhësit shqiptarë, të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim, e bën gabimin edhe më të madh. Ndaj dhe le t’u prijë mençuria e tyre, në mënyrë që të votojnë në interesin më të mirë të tyre, familjes së tyre, vendit të tyre. Kjo është pranvera e ndryshimit! Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar dhe kjo është një ditë fitoreje për demokracinë shqiptare.“, tha ai.

/GazetaSinjali/