image Berisha kritikon ashpër Policinë pas vdekjes tragjike të 41-vjeçares: Prej kohësh kishte kërkuar mbrojtje

Shqipëri

Berisha kritikon ashpër Policinë pas vdekjes tragjike të 41-vjeçares: Prej kohësh kishte kërkuar mbrojtje

news image

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas vdekjes tragjike të 41-vjeçares në Durrës, e cila fillimisht u dysha se kreu vetëvrasje si pasojë e bullizmit në TikTok. Megjithatë, sot Policia e Shqipërisë ka zgjeruar pistën e hetimeve, duke arrestuar edhe burrin e saj, i cili para pak kohësh në sy të njërit fëmijë e kishte kërcënuar se do ta vras me thikë.

Berisha ka nisur kritika për Policinë duke thënë se nuk i kanë ofruar ndihmën e kërkuar, viktimës.

“Ajo prej kohësh kishte kërkuar mbrojtje nga këto sulme te narko-banditë me uniformë, por natyrisht kërkesa e saj ishte shperfillur me cinizëm në pafundësi. Por ky është vetëm krimi i shëmtuar i rradhës ndaj femrës shqiptare. Janë jo një, por disa gra të cilat edhe pasi kanë marrë mbrojtje me vendim gjykate kanë rënë viktimë e plumbave apo thikave të kriminelëve ndaj të cilëve kishin kërkuar mbrojtje”, u shpreh ai.

Postimi i plotë:

Një vetvrasje si vrasje e paralajmëruar.

Të dashur miq, një nënë me katër femijë i dha fund jetës në mënyrë tragjike pas rëndimit të gjendjes së saj psikologjike nga sulmet shqetësuese që i beheshin në TikTok nga anonim mizor.

Ajo prej kohësh kishte kërkuar mbrojtje nga këto sulme te narko-banditë me uniformë, por natyrisht kërkesa e saj ishte shperfillur me cinizëm në pafundësi. Por ky është vetëm krimi i shëmtuar i rradhës ndaj femrës shqiptare. Janë jo një, por disa gra të cilat edhe pasi kanë marrë mbrojtje me vendim gjykate kanë rënë viktimë e plumbave apo thikave të kriminelëve ndaj të cilëve kishin kërkuar mbrojtje.

Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe indiferencën e vrasësve edhe bashkpunimin e banditëve me uniformë me vrasësit.

/GazetaSinjali/