image Berisha ironizon me rastin “Karaçeva”: U arrestuan persona për posedimin e 14 kg kafe, 2 shotave, 1 pëllumbi e do edhave

Kosovë

Berisha ironizon me rastin “Karaçeva”: U arrestuan persona për posedimin e 14 kg kafe, 2 shotave, 1 pëllumbi e do edhave

news image

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në Komisionin për Çështje të Sigurisë që është mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës, ka dhënë kritika për operacionin policor në Karaçevë të Kamenicës, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se po e pret interpelancën që të përballet me Agim Veliun, për të shpjeguar këtë aksion, që sipas tij është bërë edhe shumë mediatik.

“Operacioni në Karaçevë ka filluar me qindra policë, e kemi trajtuar bashkë, e kemi folur edhe thuhet se me 600 policë është bërë ai operacion. Qëllimi ka qenë me zhdukë njëfarë oaze të krimit, se do kazino po funksionojnë, bile ju më së shumti keni pas bërtite për këtë punë”, është shprehur Berisha.

Ai tha se ky operacion në fund përfundoi duke i arrestuar disa pronarë të mishtoreve dhe sipas tij ky është efekti i tij.

“As nuk u përmendën më aparate të kazinove, as kazino, ato ishin kanë improvizim me dërrasa, 14 kilogramë kafe, dy shota, një pëllumb, do edha, edhe na u paraqit si operacioni që çka u ba, e kurrgjë hiq në të. Sot janë do njerëz për gjynah në burg, për shkak që “jo e ke ble lopën, jo e ke shit lopën. A kështu po u dashka me funksionu shteti jonë e siguria a. E bash për këtë punë, kemi me u përballë me ministrin në interpelancë na, ka me na e shpjeguar këtë operacion”, ka përfunduar Berisha./Gazeta Sinjali/