Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në seancën e sotme të Kuvendit, ka pyetur Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, për mungesën e subvencionimeve ndaj bujqve.
Ai e ka akuzuar Pecin se ndonëse ka ardhur në atë pozitë për barazi, ai nuk po e bënë një gjë të tillë.
“Pyetja e dytë është për Ministrin e Bujqësisë për subvencionet. Ministër a mundem me e ditë çka ka ndodhë me subvencione , pse ja ndale ndihmën për bujqësi, është hera e parë që bujqit nuk kanë apliku për granat. Ju keni ardhë për barazi, mirëpo kjo nuk po duket që është barazi.
Është mirë që po arrestohen keqbërësit mirëpo bujqësia nuk bënë të lihet në mëshirë të fatit, edhe në kohën kur ka pa shi e breshër”, ka thënë Berisha.
Tutje ai i ka thënë Pecit se atij po i pëlqen më shumë zyra sesa të ndihmojë fermerët e prekur.
“Zoti ministër unë kam pritë me të pa më çizme tu i vlerësu dëmet e tu i ndihmu mirëpo ty si pi të duket ty po të pëlqen zyra asistentët, e kerret e këto që po bënë‘, shtoi ai.
Deputeti i AAK-së ka thënë se në pyetjet e tij nuk dëshiron që të përgjigjet askush përpos ministrave, përfshirë edhe kryeministrin Kurti duke e quajtur “Zotëri Hegel”, deklarata e të cilit shkaktoi të qeshura në Kuvendin e Kosovës.
“Në këto pyetje kam qejf me mu përgjigje ministrat, as ju shokët që jeni përballë, por as zotëri Hegel po ju më kallxoni saktë çka ka ndodhë me këto sende”, përfundoi ai./Gazeta Sinjali/