image Berisha e kritikon Vjosa Osmanin: Ajo po e luan rolin sikur të ishte zgjedhur presidente

Politikë

Berisha e kritikon Vjosa Osmanin: Ajo po e luan rolin sikur të ishte zgjedhur presidente

news image

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, e ka kritikuar ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, në lidhje me rolin e saj për këtë post, shkruan Gazeta Sinjali.

Berisha tha se ajo duhet të marrë seriozisht rolin e saj dhe të mos sillet nëpër parada politike, duke shtuar tutje se Osmani është dashur të mbledhë partitë politike dhe të kërkojë emrin e presidentit të ri.

Ka qenë mendimi im. Jo reagim emocional. Rreth pozicionit aktual të presidentes. Duke parë ku gjendjet Kosova. Ajo që kam thënë nuk lidhet me këto zhvillimet e fundit me ngarkime e shkarkime. Ajo po e luan rolin sikur të ishte zgjedhur presidente e mos t’ia kishte caktuar ndryshe kushtetuta”.

“Ajo vetë e ka thënë se presidenti është personi që mund të bëjë unifikimin e faktorit politik. Ajo po e acaron situatën edhe ashtu jo të mirë të forcave politike. Duket se po mundohet të krijojë një komoditet në atë rol. Kemi një president të akuzuar me dosje të fabrikuara nga Serbia. Ajo është dashur të mbledhë partitë politike dhe të kërkojë emrin e presidentit të ri”, tha ai në T7. /Gazeta Sinjali/