image Berisha: Demonstrimet në veri nga forcat serbe nuk e trembin askënd në Kosovë

Politikë

Berisha: Demonstrimet në veri nga forcat serbe nuk e trembin askënd në Kosovë

news image

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha në një konferencë të jashtëzakonshme për media tha se demonstrimet në veri nga forcat serbe nuk e trembin askënd në Kosovë.

Berisha duke folur për situatën në veri të vendit, pas vendosjes së reciprocitetit për targa me Serbinë, shtoi se Policia e Kosovës në dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak është duke e zbatuar ligjin.

Deputeti i AAK-së, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të mos bie pre e provokimeve të serbëve në veri.

Demonstrimet nga forcat serbe nuk e trembin asnjë kosovarë. Kjo Qeveri nuk duhet të bie pre e provokimeve serbe, por të jetë e vendosur dhe e përkushtuar për sigurinë e saj”.

Sipas tij, gjendja e sigurisë në vend është në kontroll të plotë nga institucionet e sigurisë.

“Këto praktika janë të njohura për neve, por ne jemi të vendosur që të zbatojmë rendin dhe ligjin”, përfundoi ai. /GazetaSinjali/