image Beqa liston arsyet pse PDK duhet ta refuzojë ftesën e Kurtit për takim, e quan kryeministrin demagog

Politikë

Beqa liston arsyet pse PDK duhet ta refuzojë ftesën e Kurtit për takim, e quan kryeministrin demagog

news image

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka renditur disa arsye se pse sipas tij, PDK-ja duhet ta refuzoj ftesën për takim të kryeministrit Albin Kurti që ai e quan demagog.

Sipas tij, Kurti ka zero sinqeritet për konsensus, shkoi në Bruksel pa e ftuar opozitën që të konsultohet me të, ftesa ka ardhur në një moment kur Kurtit dhe ekipit të paaftë të tij politikisht, e riktheu Kosovën në dialogun teknik të vitit 2011.

Madje, ai tha se opozita nuk mund të trajtohet si makineri e servis riparues për dështimet sistematike që po i bën në raport me Serbinë.

“Ky demagog më besoni, ftesën për takim me opozitën e bëri kur u vu në siklet nga paaftësia për dialogim. Nuk mund ta trajtojë opozitën si fraksion të LVV-së. Në mandatin e dytë si kryeministër, ky manipulant i mbylli të gjitha dyert për dialog e koncenzus të brendshëm duke e demonizuar opozitën, sidomos liderët shtetëror Hashim Thaçi e Kadri Veseli”, shkroi ligjvënësi opozitar në Facebook.

“Po çdo mjet ky aksident i demokracisë e ka përdorë, edhe dhunën, dukë i shpallë tradhtarë liderët shtetformues e shtendërtues, Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Në funksion të mirëmbajtjes së stabilitetit, koncenzusit e dialogut të brendshëm, PDK ka dhënë shembuj konkret. Edhe pse fitues të zgjedhjeve, dy herë postin e kryeministrit ua kemi dhënë oponentëve”, vijoi Beqa në Facebookun e tij,

Ai tha se PDK-ja shkon në takime ku ka agjendë shtetërore, “jo të llojit për ta justifikuar paaftësinë e kësaj qeverie, që i lodhi qytetarët me keqeverisje, abuzim, nepotizëm, korrupsion e vazhdon të jetë dorëshlirë ndaj Serbisë, e kokëfortë kundër opozitës”.

/GazetaSinjali/