image Benzema mposht COVID-19, i rikthehet stërvitjeve te Real Madridi

Futboll

Benzema mposht COVID-19, i rikthehet stërvitjeve te Real Madridi

news image

Karim Benzema i është bashkuar Real Madridit në stërvitje para fillimit të edicionit 2021/22.

Benzema e ka mposhtur virusin COVID-19 dhe tashmë ka nisur stërvitjet me klubin dhe përgatitjet me sezonin e ri.

Benzema gjeti shumë risi në skuadër, trajner të ri (Carlo Ancelotti), staf të ri, përgatitës fizik të ri – pothuajse gjithçka më ndryshe.

Ai e njeh shumë mirë Carlon nga koha që kanë punuar së bashku dhe edhe këtë sezon, premtojnë gjëra të mëdha.

Benzema është lider i skuadrës tani, bashkë me Marcelon pas largimit të Sergio Ramos.  /GazetaSinjaliSporti/