image Benzema: Jemi në rrugën e duhur

Futboll

Benzema: Jemi në rrugën e duhur

news image

Karim Benzema analizoi fitoren e sontme kundër Alaves, ku e klasifikoi atë si një ndeshje të mirë.

Sot golat erdhën dhe është mirë për besimin e të gjithëve. Ne jemi në rrugën e duhur pas një jave të vështirë për ne sepse gjithmonë duam të fitojmë”, tha Benzema.

Ishte një ndeshje e mirë. Shumë e mirë sepse e dimë që çdo ndeshje është shumë e vështirë sepse secili kundërshtar na e bën paksa të vështirë“.

Benzema analizoi edhe shokun e tij të skuadrës Eden Hazardin, i cili i dha një asist dhe shënoi një gol pas një sezoni që gjithashtu është i vështirë për shkak të lëndimeve: “Unë mendoj se ai ishte një lojtar i Chelsea dhe tani ai duhet të bëjë një histori tjetër në Madrid.  Ai punon shumë në stërvitje. Ai bëri mirë sot dhe ne kemi nevojë për Hazardin” tha Benzema.

Kjo fitore e vë Real Madridin katër pikë prapa liderit, Atletico Madridit. 

/Sporti në Sinjali/