Kylian Mbappe duket se ka vendosur më në fund për të ardhmen e tij.
Mbappe ka vendosur të vazhdojë me PSG-në dhe të refuzojë kështu Real Madridin, ka raportuar eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio.
Di Marzio ka hequr dyshimet, Mbappe do të qëndrojë tek klubi francez, shkruan Sinjali Sporti.
Sipas gazetarit italian, lojtari pritet ta bëjë publik vendimin e tij për vazhdimin e kontratës pas ndeshjes së sotme ndaj Metz, teksa klubi francez po përgatitet që të bëjë një festë të madhe pas vendimit të 23-vjeçarit.
Pas këtyre zërave, ka reaguar sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema. Benzema i ka dërguar sinjale Mbappes me një foto të postuar në Instagram, ku shihet gishti i tij drejtuar tek logo e klubit madrilen, duke aluduar që është vetëm një skuadër që lojtarët e mëdhenj duhet të luajnë.