Karim Benzema nuk po kalon momentin e tij më të mirë dhe diçka e tillë u pa qartë në ndeshjen e humbur kundër Levantes me rezultatin 1-0. Sulmuesi francez nuk arriti të gjente golin, por pavarësisht kësaj vazhdon të vendosë rekorde simbolike.
Ai ka folur për ndeshjen e tij të 100 në Champions League, por dhe për sfidën kundër Manchester City-t. Francezi e vlerëson shumë kundërshtarin dhe ka komente shumë pozitive për Pep Guardiolën.
“Mund të them se City është një skuadër shumë e mirë me një trajner shumë të aftë si Pep Guardiola. Ata janë një skuadër që luajnë me topin dhe nuk kanë frikë të bëjnë shumë pasime, nuk do të jetë një ndeshje e lehtë”
Sulmuesi francez ka folur dhe për rekordin e 100 ndeshjeve në kupën veshgjatë. “100 ndeshje në Champions League? Jam shumë krenar, sidomos në në Champions, që është diçka speciale. Nuk është njësoj si ndeshjet në kampionat, apo kompeticionet e tjera. Mendoj se gjithçka aty është pak më e çmendur, me pak më shumë presion”, – tha Benzema.