image Benzema e Osimhen futbollistët më në formë në Evropë për muajin shtator

Futboll

Benzema e Osimhen futbollistët më në formë në Evropë për muajin shtator

news image

Karim Benzema dhe Victor Osimhen janë dy sulmuesit më efektiv në Evropë për muajin shtator, me nga gjashtë gola secili.

Sulmuesi i Real Madridit e ka gjetur rrjetën plot gjashtë herë në pesë ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat gjatë këtij muaji.

Napoli e ka nisur për mrekulli sezonin 2021/2022 me gjashtë fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara, ndërsa nigeriani ka luajtur rol vendimtar në fitoret e skuadrës së Luciano Spallettit.

Vetëm në muajin shtator, Osimhen ka shënuar gjashtë gola në pesë ndeshje të zhvilluara me Partenopei në të gjitha garat.

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, ka realizuar pesë gola në vetëm tri takime, ashtu që ka përqindje më të mirë golashënuese në raport me minutazhin e lojës.

Futbollistët më efektivë në Evropë gjatë muajit shtator:

Karim Benzema dhe Victor Osimhen (6 gola në 5 ndeshje)

Erling Haaland (5 gola në 3 ndeshje)

Christopher Nkunku (5 gola në 4 ndeshje)

Marcus Forss (4 gola në 1 game)

Jay Rodriguez (4 gola në 3 ndeshje)

Cristiano Ronaldo, Mattia Destro, Florian Wrtz, Mohamed Salah, Robert Lewandowski (4 gola në 4 ndeshje)

Edin Dzeko dhe Wissam Ben Yedder (4 gola në 5 ndeshje) /Gazeta Sinjali Sporti/