Karim Benzema dhe Ferland Mendy mund të jenë mungesat e mëdha të Real Madridit kundër Paris Saint Germain në Ligën e Kampionëve.
Ata janë armë të forta në ekipin e Carlo Ancelottit dhe pa ta në fushë, Reali gjithmonë ndjen mungesën e tyre.
Që të dy kanë disa shqetësime të vogla që mund t’i lë jashtë për sfidën në Ligën e Kampionëve.
Ata janë stërvitur edhe sot të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, shtatë ditë para ndeshjes me PSG-në.
Edhe te Parisi janë të shqetësuar për mungesa në anën e tyre, veçohet ajo e Neymar Junior, që po lufton me kohën për të arritur që të luajë në Parc des Princes. /Gazeta Sinjali Sporti/