image Benzema e kërkon golin e 300-të me fanellën e Realit ndaj Valencias

Futboll

Benzema e kërkon golin e 300-të me fanellën e Realit ndaj Valencias

news image

Vizita e Valencias në Estadio Santiago Bernabeu mund të jetë një rast shumë i veçantë për sulmuesin e Real Madrid-it, Karim Benzema.

34-vjeçari aktualisht ka 299 gola për Los Blancos dhe ai dëshiron të arrijë 300 golat sa më shpejt të jetë e mundur.

Ai ka një shans të mirë për ta bërë këtë kundër Valencia-s, pasi ka shënuar 18 gola në 25 ndeshje kundër tyre.

Francezi është golashënuesi më i mirë i La Liga-s dhe ka çdo mundësi për të shënuar golin numër 300 personal për të siguruar vendin e tij mes legjendave të Real Madrid-it.

Kjo do ishte një arritje mbresëlënëse duke pasur parasysh kritikat që ai ka marrë gjatë gjithë kohës së tij në kryeqytetin spanjoll.

Sidomos kur Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale ishin në të dyja anët e tij, Benzema u kritikua se nuk ishte në të njëjtin nivel me dy nga lojtarët më të mirë të botës në atë kohë.

Sidoqoftë, mund të argumentohet se pa një lojtar të cilësisë së Benzema-s mes të dyve, asnjëri nuk do të kishte performuar në standarde të tilla.

Benzema tani është lojtari kryesorë në sulmin e Los Blancos dhe ai është duke e udhëhequr ekipin në mënyrë të admirueshme pasi ata janë në krye të ligës dhe janë kualifikuar si fitues të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Shënimi i golit të tij të 300-të do të ishte një shkak për festë për klubin pasi Benzema është një nga legjendat më të mëdha të klubit. /Gazeta Sinjali Sporti/