image Bënte 'sefa' në plazhin e Durrësit, kapet personi i kërkuar nga Policia

Shqipëri

Bënte ‘sefa’ në plazhin e Durrësit, kapet personi i kërkuar nga Policia

news image

Policia ka arrestuar një 22-vjeçar në plazhin e Durrësit ngase ai ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale. 

Më 15 qershor ai kishte aksidentuar shtetasen italiane  A.G ., 74 vjeçe dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes, shkruan Report TV.

Ai dyshohet se është autor i 2 vjedhjeve të ndodhura në Kameras, Durrës ku në dyqanin e shtetases V.M kishte vjedhur të holla dhe disa paketa cigare.  Po ashtu dyshohet se në lagjen nr 13 në plazhin e Durrësit dyshohet se ka vjedhur marketin e shtetasit M.M. 

Shtetasi E.Z akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Vjedhja”. /GazetaSinjali/