image Benjamin White do të zëvendësojë Trent Alexander-Arnoldin në ekipin kombëtar të Anglisë për EURO 2020

Futboll

Benjamin White do të zëvendësojë Trent Alexander-Arnoldin në ekipin kombëtar të Anglisë për EURO 2020

news image

Benjamin White do të zëvendësojë Trent Alexander-Arnoldin në ekipin kombëtar të Anglisë për Kampionatin Evropian 2020, transmeton Gazeta Sinjali Sport.

Këtë e ka bërë të ditur vetë White përmes një postimi në Twitter, ku ka shkruar se është krenar dhe i nderuar.

23-vjeçari debutoi për Anglinë në ndeshjen me Austrinë në një ndeshje miqësore javën e kaluar, në të cilën mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit Alexander-Arnold e lëndoi kofshën.

White, që luan në pozitën e qendërmbrojtësit, luajti titullar të dielën përkrah Tyrone Mings në fitoren e Anglisë 1:0 kundër Rumanisë.

Anglia do të përballet të dielën me Kroacinë, në Wembley në ndeshjen hapëse të Grupit D.

Skuadra e Gareth Southgate është pjesë e Grupit D në Euro 2020, bashkë me Kroacinë, Republikën e Çekisë dhe Skocinë. /Gazeta Sinjali Sporti/