image Beniada Nishani pranon lidhjen e dashurisë dhe flet për partnerin

Bota e Yjeve

Beniada Nishani pranon lidhjen e dashurisë dhe flet për partnerin

news image

“Ajo është e lidhur me një avokat në Itali”, ishte kjo deklarata e Edi Manushit për jetën personale të Beniada Nishanit, që u komentua gjatë në rrjet. E teksa Beniada zgjodhi të heshtë duke mos e pohuar dhe as mohuar deklaratën e kolegut të saj, në rrjet aludimet ishin nga më të ndryshmet.

Por së fundmi Beniada ka thyer heshtjen duke sqaruar gjithçka. Gjatë emisionit me fëmijë në “E Diell”, moderatorja nuk iu shpëtoi pyetjeve për jetën private.

“Ke gjetur një djalë simpatik?”– pyeti një fëmijë kureshtar, ndërsa Beniada u detyrua të përgjigjej.

“Është një djalë simpatik po vetëm simpatik kaq. Nuk mund të them që është as Italian as shqiptar pasi ka udhëtuar shumë edhe… shqiptar. Boll tani”, tha Beniada.

Beniada publikoi disa kohë më parë një foto krah një mashkulli misterioz, të cilit nuk preferoi t’ia bëjë të ditur emrin dhe as fytyrën. Megjithatë, një detaj që modelja zbuloi në postimin e saj është vendndodhja, që ishte pikërisht në Milano, Itali.

Nuk dihet nëse personi në postimin e Beniadës është “avokati italian” për të cilin fliste Edi Manushi, mbetet për t’u parë nëse modelja do ta bëjë publik identitetin e tij.

Që pas daljes nga “Big Brother Vip”, Beniada është treguar mjaft e rezervuar sa i përket jetës së saj private. Në çdo intervistë që modelja ka dhënë, nuk është prononcuar për jetën e saj sentimentale.

Më parë Beniada pati folur për jetën e saj personale dhe atë profesionale duke rrëfyer se është lënduar nga një mashkull i cili nuk ka qenë shqiptar. Gjatë fjalës së saj, Beniada tha se e dëshiron martesën si dhe të ketë 3 fëmijë.

/GazetaSinjali/