image Të njëjtën shije? Dua Lipa në lidhje me ish-të dashurin e Rita Orës

Bota e Yjeve

Të njëjtën shije? Dua Lipa në lidhje me ish-të dashurin e Rita Orës

news image

Mediat britanike kanë dhënë detaje për burrin misterioz me të cilin Dua Lipa ka nisur të shoqërohet.

Sipas “The Sun” bëhet fjalë për regjisorin 41 vjeçar Romain Gavras, i cili më herët ka qenë i lidhur me Rita Orën në vitin 2021.

Tejet elegante, me një veshje tërësisht të zezë, Dua u fotografua nga paparacët, ndërsa u largua nga festa e “Netflix BAFTA” me një person misterioz me mjekër, mbrëmjen e së dielës.

Dua Lipa dhe mashkulli misterioz 5 1 1
Screenshot 12 7

Ylli i popit kishte veshur një xhaketë oversize dhe pantallona lëkure, të kombinuara me një crop-top. Shoqëruesi i Duas u shfaq me një pallto të errët me kapuç dhe një kapele, të cilat ia mbulonin disi fytyrën.

Çifti u larguan së bashku me të njëjtën makinë. Dua ishte në një lidhje dyvjeçare me modelin Anwar Hadid, 23 vjeç, përpara se të ndaheshin në dhjetor 2021.

/Gazetainjali/