Fituesi i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka reaguar për herë të parë pas fitorës.
Beci po kryeson me 60.2% të votave, duke lënë pas kundër-kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia, me një diferencë prej 11 mijë votave.
E në një postim në Facebook, Beci falënderoi të gjithë qytetarët që e kanë votuar të dielën.
“Mirënjohës ndaj secilit prej jush, për qytetarinë, seriozitetin dhe përkushtimin! Faleminderit nga zemra!”, shkroi ai në Facebook.