image “Bëm baba të të ngjajë”, del fotoja e parë e vajzës së MC Kreshës

Bota e Yjeve

“Bëm baba të të ngjajë”, del fotoja e parë e vajzës së MC Kreshës

news image

Mc Kresha, rep-artisti më i pëlqyer dhe i njohur nga publiku, u bë për herë të parë baba vetëm pak muaj pas martesës, shkruan Gazeta Sinjali.

Partnerja e tij Erzina solli në jetë një vajzë të cilën e quajtën Iza. Mirëpo, ata nuk kanë treguar asnjëherë portretin e vajzës në rrjete sociale.

Vetëm pasi Iza mbushi 1 vjeç, në rrjete sociale po qarkullon një foto e siguruar nga “Prive”, nga festa e ditëlindjes së saj të parë në një prej resorteve të jugut.

E vogla si duket i ka ngjarë babait shumë, duke filluar nga flokët kaqurela.

Mc Kresha dhe Erzina i dhanë fund beqarisë në muajin dhjetor, kurse më herët reperi ka treguar se e ka ndërmend që të largohet nga muzika dhe t’i përkushtohet plotësisht familjes së tij.

Pak nga pak po ik nga muzika. Realisht më herët kamë bërë 1 album në vit, ndërsa tani një album në dy vite. Kjo është një farë lloj ikjeje. Por nuk mund të shkëputem menjëherë. Unë mendoj se si sporti edhe arti e kanë ciklin e vet dhe më pas duhet t’u lësh vendin të rinjve”, është shprehur Mc Kresha./Gazeta Sinjali/