Kombëtarja e Belgjikës ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian po e zhvillon ndaj Rusisë, shkruan Sinjali Sport.
Belgët si një nga favoritët për ta fituar këtë vit trofeun e EURO-s takohen me Rusinë në stadiumin “Gazprom Arena” të Saint Petersburgut, me fillim nga ora 21:00.
Rezultati ka ndryshuar në të mirë të skuadrës së Roberto Martinez, në 1-0.
Romelu Lukaku realizoi për epërsinë në minutën e 10-të.
Lukaku gives Belgium the lead against Russia.
— B/R Goal (@br_goal) June 12, 2021
_____________________________#BELRUS | #EURO2020 pic.twitter.com/TDxrHXrGrp
Këto dy përfaqësuese bëjnë pjesë në Grupin B, së bashku me Danimarkën dhe Finlandën.