Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Belgjikë është rritur në 23, raporton BBC, përcjell Gazeta Sinjali.
Në rajonin e Wallonia, më shumë se 41,000 familje janë pa energji, raporton Le Soir.
Në Liège, autoritetet kanë ngritur një qendër reagimi ndaj krizave për të strehuar njerëz që janë zhvendosur nga përmbytjet.
Zyrtari komunal Julie Fernandez i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Qendra kishte marrë rreth 250 familje që nga e enjtja.
Situata atje mund të përkeqësohet ndërsa uji mendohet se do të arrijë nivelin e tij më të lartë të premten. /GazetaSinjali/