image Belgjikë 1-0 Portugali, notat e lojtarëve, Thorgan Hazard e Ronaldo më të mirët në fushë

Futboll

Belgjikë 1-0 Portugali, notat e lojtarëve, Thorgan Hazard e Ronaldo më të mirët në fushë

news image

Belgjika kualifikohet në çerekfinale, pas fitores minimale e me shumë vështirësi ndaj Portugalisë

Dy nga kombëtaret favorite për ta fituar Evropianin, u ballafaquan në fazën e parë të eliminimit në Evropian, shkruan Sinjali Sport.

Belgjika mposhti Portugalinë në 1/8 e finales, me shumë mund me rezultat minimal 1-0.

Thorgan Hazard me një super gol e kualifikoi kombëtaren e tij për në çerekfinale.

Në stadiumin spanjoll “Estadio de La Cartuja” të Sevillës u zhvillua ky takim.

Belgjika do përballet me Italinë në çerekfinale, ku edhe kjo ndeshje do jetë një përballje e favoritëve.

Heroi i duelit Thorgan Hazard u vlerësua edhe më së larti në këtë ndeshje me notë 7.9, po ashtu edhe Cristiano Ronaldo u vlerësua më së larti te iberkët me notë 7.5.

Me notën më të vogël u notua gardiani i portës së Portugalisë, Rui Patricio me notë 6.3.

Notat e futbollistëve që kishin minuta sipas sajtit “Sofa Score”:

Belgium – Portugal Live Score

/Gazeta Sinjali Sporti/