image Belgjika zgjat masat e bllokimit deri në fillim të muajit prill

Evropë

Belgjika zgjat masat e bllokimit deri në fillim të muajit prill

news image

Belgjika ka vendosur që të zgjasë masat e bllokimit deri më 1 prill, por që disa kufizime do të lehtësohen nga 13 shkurti, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Ato që do të hapen më 13 shkurt janë sallonet e bukurisë por në kushte të rrepta, kurse sallonet tjera si dhe të atyre të artistëve të tatuazheve mund të hapen nga 1 marsi.

Ndërsa, baret dhe restorantet, të cilat janë mbyllur nga tetori i vitit të kaluar, do të qëndrojnë të mbyllura sikurse edhe objektet tjera komunale.

“Situata e pandemisë në vendin tonë ka qenë mjaft e qëndrueshme që nga fillimi i dhjetorit, ne kemi parë që pranimet në spital po zvogëlohen dhe numri i vdekjeve po pëson rënie, por nga ana tjetër, ne shohim se numri i infeksioneve të konfirmuara mbetet përafërsisht në të njëjtin nivel”, tha kryeministri belg, Aleksander de Croo.

Që nga fillimi i pandemisë, në Belgjikë janë konfirmuar më shumë se 721 mijë raste me COVID-19 dhe janë shënuar mbi 21 mijë viktima. /Gazeta Sinjali/