Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore të thellë (4-1) ndaj Rusisë, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020, që janë të vlefshme për Grupin I.
Pjesa e para e ndeshjes u karakterizua me dominim të belgëve, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën të shënonin edhe tri gola.
Thorgan Hazard hapi serinë e golave në minutën e 19-të, ndërsa ylli i Realit shënoi në minutën e 33-të për 0-2 dhe në minutën e 40-tën për 0-3.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë dhe të dyja skuadrat arritën të shënonin nga një gol. Të parët përsëri shënuan belgët me anë të Romelu Lukaku (72′), i cili shënoi gol për 0-4, ndërsa Georgiy Dzhikiya (79′) vulosi rezultatin përfundimtar 1-4../Gazeta Sinjali/