Kombëtarja e Belgjikës ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian e zhvilloi ndaj Rusisë, shkruan Sinjali Sport.
Belgët si një nga favoritët për ta fituar këtë vit trofeun e EURO-s u takuan me Rusinë në stadiumin “Gazprom Arena” të Saint Petersburgut.
Belgjika fitoi përballjen e parë në këtë kompeticion me lehtësi, me rezultat të pastër 3-0.
Romelu Lukaku realizoi për epërsinë në minutën e 10-të dhe për golin e fundit në minutën e 88-të.
Golin e dytë për Belgjikën e shënoi anëtari i Dortmundit, Thomas Meunier, në minutën e 34-të, po ashtu mbrojtësi i krahut asistoi për Lukakun te goli i fundit.
Këto dy përfaqësuese bëjnë pjesë në Grupin B, së bashku me Danimarkën dhe Finlandën. /Gazeta Sinjali Sporti/