image Belgjika do t'i dhurojë vaksina Kosovës

Shëndetësi

Belgjika do t’i dhurojë vaksina Kosovës

news image

Shteti i Belgjikës deri në fund të këtij viti do të dhurojë katër milionë doza të vaksinës anti-COVID, kështu është bërë e ditur në një njoftim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Belgjikës.

Në njoftim theksohet se këto vaksina do të dhurohen për vende të treta, përmes programit COVAX, ku përfituese do të jetë edhe Kosova, në një grup me Armeninë dhe Gjeorgjinë, ku për të trija vendet janë planifikuar të shpërndahen 225 mijë e 600 vaksina.

“Fillimisht, 168,000 doza të vaksinave Astra Zeneca do të dërgohen në Ukrainë, pasuar nga 225,600 doza të planifikuara për Kosovën, Armeninë dhe Gjeorgjinë”, thuhet në njoftim.

Ky donacion është një shembull i bashkëpunimit tonë evropian për të mposhtur këtë pandemi dhe për të përshpejtuar vaksinimin global”, ka thënë ministrja e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Politikat e Qyteteve të Mëdha, Meryame Kitir”, bëhet e ditur në njoftim. /GazetaSinjali.