Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se aktualisht janë mbi 135 mijë vaksina të cilave u ka skaduar afati.
Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë po e mban të fshehur këtë detaj.
“Sipas informacioneve që kemi janë një sasi e konsiderueshme e vaksinave të cilat u ka skaduar afati përveç atyre 132 mijë vaksinave tjera”, ka thënë Haxhiu.
“Më shumë se ato 132 mijë vaksinave që u ka skaduar afati në gusht, iu ka skaduar afati kësaj radhe. Ministria e Shëndetësisë po e mban të fshehtë këtë informacion”, tha ndër të tjerash në ATV deputeti i PDK-së.
Kujtojmë se edhe gjatë muajit gusht të vitit të kaluar rreth 132 mijë vaksina kanë humbur vlefshmërinë e tyre pasi që iu ka skaduar afati./GazetaSinjali/