Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka reaguar pas fjalës së Kryeministrit Albin Kurti, lidhur me grevat në arsim.
SIpas Berishës, gjendja është me e rëndë sesa po mendon Kurti.
Ai e ka kritikuar Kurtin për qasjen e tij ndaj grevës, me një histori të Mbretit Ahmet Zogu.
“Folën shumë deputetë edhe kryeministri, po besoj që çështja është pak ma keq dhe ma e rrezikshme dhe e ardhmja është ma e keqe sesa po e mendon kryeministri. Duke fol kryeministri, mu kujtu një situatë e ngjashme kur u kanë Ahmet Zogu në pushtet, edhe i shkojnë do mësuesa qështu fukare, shkojnë me lyp diçka po edhe s’kanë guxu me lyp çka kanë dashtë. I kanë thënë njanit “m’falni çka punon ti”. Ai thotë jam mësues i muzikës. Edhe i thotë cilit instrument i bjen, ai i thotë “Naltmadhëni, prej që je ti në pushtet i bi barkut, se edhe po më kërsasin zorrët”. Edhe situatën këtu e keni pru qështu. Dëgjova fjalime të dhimbshme, përmalluese e argumentime pa lidhje, po situate është ma e keqe”, ka thënë Berisha.