image Bekë Berisha kërkon të rinumërohen të gjitha votat - Sinjali

Bekë Berisha kërkon të rinumërohen të gjitha votat

news image

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar pas vendimit të PZAP-së që të rinumërohen votat me kusht dhe ato të diasporës që kanë qenë për këtë parti, shkruan Gazeta Sinjali.

Berisha ka kërkuar që të rinumërohen të gjitha votat e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sipas tij, nuk mund të ketë drejtësi të pjesshme.

“Një rinumërim total do të hiqte dilemat e të gjithëve. Nuk ka veç pak drejtësi. Nuk duhet te lejohet keqpërdorimi i asnjë vote”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin