Barcelona ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain, për transferimin e Neymar.
Kështu ka bërë të ditur mediumi Bein Sports.
Sipas tyre, klubet janë pajtuar për të gjitha detajet e tjera përveç pagës së brazilianit.
Barcelona ka kërkuar nga PSG-ja të paguajë pjesën më të madhe të pagës së Neymar dhe nëse bien dakord atëherë sulmuesi do të rikthehet në “Cam Nou”.