image Bëhuni gati, në Kosovë priten reshje të borës

Kosovë

Bëhuni gati, në Kosovë priten reshje të borës

news image

Sipas IHMK-së, në fushat barike pritet të ketë rënie dhe kushte për formim të vranësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, ndërsa në viset kodrinore-malore parashihet të ketë vetëm reshje bore.

Instituti njofton se reshjet do të ndikojnë në rënien e përkohshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Dita e hënë dhe e martë paraqiten si ditë më të nxehta të javës, derisa dita e enjte do të regjistrojë temperaturat më të ulëta të javës.

Sipas institutit, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius.

IHMK’ja paralajmëron se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi deri 12m/s. /Gazeta Sinjali/