Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka uruar shërim të shpejtë kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas infektimit të këtij të fundit me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë urim ai e bëri përmes një postimi në Facebook , duke apeluar te të gjithë qytetarëve për respektim të masave anti-COVID.
“Covid 19 është lufta jonë që së bashku duhet ta fitojmë. Kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, i uroj shërim të shpejtë, ndërsa të gjithë qytetarëve u bëj apel që të kenë kujdes dhe të respektohen masat. Mbajeni maskën, distancën dhe higjienën”, ka shkruar Pacolli./Gazeta Sinjali/